CHECK AVAILABILITY

RRETH NESH
Ky objekt ndodhet disa minuta ecje nga Pylli i pishave dhe Plazhi i Vogël. Deri në qendër të Ulqinit ka rreth 1,5 km.
Apart-hotel Kasmi njësoj magjeps me bukurinë e enterierit, me ofertat e pasura dhe me kualitetin e shërbimeve, si dhe me lokacionin më atraktiv në afërsi të detit, afër shëtitores së gjatë dhe të shtegut për ecje pranë bregut të detit dhe nëpër pyllin e pishave dhe ju mundëson që me orë të tëra të kënaqeni në shëtitjet relaksuese idilike buzë bregut të detit, ose thjesht, të uleni dhe të kënaqeni me pamjet e mrekullueshme.
Nga ballkonet e shumicës së apartamenteve në Apart-hotelin Kasmi shtrihet një pamje e jashtëzakonshme kah deti dhe plazhet, vetëm disa minuta larg dhe nga ku mund të magjepseni me pamjet e jashtëzakonshme të perëndimit të diellit.
Dhomat
Në ofertën e Apar-hotelit Kasmi gjenden apartamentet e rregulluara në mënyrë tepër moderne, të tipit të banesës së vërtetë, të pajisur me mobilieri luksoze, me ballkon dhe pamje në det, në Kala, në Plazh të Vogël, në ullishtën e mrekullueshme të Ulqinit dhe në rivierën e Ulqinit prej disa kilometra të gjatë.
Posedojnë internet falas pa kabllo i cili është i pranishëm në tërë objektin.
Të gjitha apartamentet janë të klimatizuar dhe të pajisur me flat-screen TV. Të gjitha njësitë e akomodimit kanë kuzhinën e kompletuar me të gjitha pajisjet dhe trapezarinë. Banjat janë të pajisura me dush dhe bide. Personeli në recepsionin e Apart-hotelit KASMI punon non-stop dhe mund t’u ndihmojë rreth këshillimeve dhe organizimeve të ekskursioneve dhe vizitave të ndryshme.
Parkingu pa pagesë është i siguruar për çdo mysafir të hotelit.
