Aparthotel KASMI

Akomodojuni në pjesën më të bukur të Ulqinit i cili është destinacioni më i dashur dhe më i preferuar i mysafirëve tanë, akomodohuni në Apart-Hotel KASMI dhe kënaquni!

RRETH NESH

Ky objekt ndodhet disa minuta ecje nga Pylli i pishave dhe Plazhi i Vogël. Deri në qendër të Ulqinit ka rreth 1,5 km.

Apart-hotel Kasmi njësoj magjeps me bukurinë e enterierit, me ofertat e pasura dhe me kualitetin e shërbimeve, si dhe me lokacionin më atraktiv në afërsi të detit, afër shëtitores së gjatë dhe të shtegut për ecje pranë bregut të detit dhe nëpër pyllin e pishave dhe ju mundëson që me orë të tëra të kënaqeni në shëtitjet relaksuese idilike buzë bregut të detit, ose thjesht, të uleni dhe të kënaqeni me pamjet e mrekullueshme.

Nga ballkonet e shumicës së apartamenteve në Apart-hotelin Kasmi shtrihet një pamje e jashtëzakonshme kah deti dhe plazhet, vetëm disa minuta larg dhe nga ku mund të magjepseni me pamjet e jashtëzakonshme të perëndimit të diellit. Jeta e bujshme e mbrëmjeve verore është koncentruar gjatë Plazhit të Vogël i cili gjendet vetëm disa minuta larg nga objekti jonë, dhe ku gjenden restorante dhe kafiteri të shumta, muzika e gjallë, vallëzime dhe aktivitete të tjera të dedikuara për mysafirë të të gjitha moshave.